“Do të vras”/ Kërcënonte gruan që të mos merrte pjesë në seancat e gjyqit ndaj bashkëshortit të vrarë, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim në Tepelenë, pasi kërcënonte një grua që të mos merrte pjesë në seancat ndaj bashkëshortit të vrarë në 97-ën.

Shtetasi me iniciale V. Ll., akuzohet për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë

Kanosi një shtetase, për të mos kallëzuar në seancat gjyqësore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 56-vjeçari.

Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *