Një grua shqiptare në Rodos ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi e kërcënoi se do të kishte të njëjtin fat me Caroline Crouch, duke i premtuar se do ta vriste njësoj siç “piloti mbylli gruan e tij.”
Në pranga u vendos një ish-oficer policie shqiptar 39-vjeçar, i cili përveç kërcënimeve akuzohet edhe për përdhunimin e bashkëshortes. Madje ajo tregon edhe një episod, ku sipas saj bashkëshorti i ka thënë: “Ti je gruaja ime dhe unë bëj çfarë të dua, do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”.
Menjëherë Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa 39-vjeçari hedh poshtë të gjitha pretendimet. Në dëshminë tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim. Duke kërkuar falje, ai tha se bashkë njiheshin prej 12 vitesh dhe se kishin një dekadë të martuar.
/Burimi: Ieidiseis.gr/Përshtati: Priza.al/