Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë. Vendi pritet të ndikohet nga një valë e të nxehtit, me masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht nga Afrika Sahariane.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare. Temperaturat këtë javë pritet që të kapin 39°C deri në 43°C. Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes, ku sërish vlera minimale do të jetë 27°C.