Partia Socialiste ka njoftuar se të hënën do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë, me anë të një postimi në ‘Twitter’, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.
Balla shkruan se me ‘Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!’. Gjithashtu Balla paralajmeron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!
Postimi i plotë:
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!