Do t’i mungojë ekranit këtë sezon! Marina Vjollca largohet nga Klanifornia

Marina Vjollca zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë rreth një javë më parë. Ajo postoi foto me barkun e rrumbullakosur dhe Getoarin ku shkroi:

“Ne të tre”.

Menjëherë pas këtij lajmi fansat kishin vetëm një pyetje: Çfarë do ndodhi me Marinën në sezonin e ri televiziv?

Mesa duket ajo do t’i mungojë ekranit. Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca. Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran. Për pak kohë, Marina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe mesa duket ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në qetësi të plotë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *