Të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë dëshirë që të udhëtojnë drejt Francës, tashmë do të përballen e rregulla të reja. Këtë gjë e ka bërë me dije me anë të një njoftimi aeroporti ‘Nënë Tereza’.
Të gjithë pasagjerët mbi 12 vjeç duhet të plotësojnë një nga këto kushte: Të jenë të pajisur me një pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të jenë të pajisur me test negativ PCR brenda 72 orëve ose test të shpejtë brenda 48 orëve; ose një provë që kanë kaluar Covid-19, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Në njoftim jepet edhe një indicie për personat e vaksinuar të cilët duhet të vërtetojnë përfundimin e një programi të plotë vaksinimi. Më tej shkruhet se personat të cilët nuk kanë marrë vaksinën antiCovid mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për një arsye të rëndësishme.
Në njoftimin e plotë të TIA thuhet se:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës
Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me:
1. Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Udhëtarët e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të vërtetojnë përfundimin e një programi të plotë vaksinimi, përkatësisht:
7 ditë pas injektimit të dytë për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
4 javë pas injektimit për vaksina me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
7 ditë pas injektimit për vaksinat tek njerëzit që kanë pasur një histori të Covid-19 (nevojitet vetëm 1 injeksion).
Përsonat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme.
Fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Faleminderit per bashkepunimin,
Tirana International Airport
/Priza.al/