Greqia ka nxjerrë një tjetër “pengesë sigurie” për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë nga Shqipëria drejt destinacioneve të këtij shteti.
Kështu sot Greqia ka vendosur me detyrim plotësimin e formularit PLF 24 orë para udhëtimit për qytetarët që udhëtojnë drejt destinacioneve të Athinës dhe Kretës.
Aeroporti i Tiranës ka dhënë lajmërimin për të gjithë të interesuarit, që do të udhëtojnë drejt vendit fqinj, me qëllim që ata të mos përballen momentin e fundit me “surpriza” të pakëndshme.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Ju lutem gjeni formularin në këtë link:
https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”
/Priza.al/