Një 28-vjeçarë nga Kosva është arrestuar nga policia dhe është marrë në pyetje nga hetuesit pasi akuzohet për vepren penale “kanosje” .
I riu nga Kosova kërcënonte ish-partneren e tij duke i kërkuar të kthehen së bashku, kundër dëshirës së saj. Mësohet se i riu me 34-vjeçaren, kishte pasur lidhje dashurie për disa kohë.
Mediat Kosovare thanë se 28-vjeçari dyshohet e kërcënonte vazhdimisht përmes mesazheve në rrjete sociale.
Ai i kërkonte asaj që të vazhdonte lidhjen dhe kryenin marrëdhënie seksuale dy herë në javë.
Gjithashtu e kishte kërcënuar me fëmijët e saj deri sa e ka detyruar 34-vjeçaren të kërkojë ndihmë policisë.