Mjaftime Musai, Feride Dine dhe Fatbardha Isufi kanë kaluar natën të ngujuara në një dyqan në Vlorë duke kërcënuar se do të vetëflijohen nëse problem i tyre nuk zgjidhet.
Ato thanë këtë mëngjes për gazetarin Mikel Marsi se nuk do të largon që aty, pasi kanë të drejtën e tyre.
“Kam 10 vite që po vuaj. Kisha një shtëpi dy katëshe. Kam bërë marrëveshje me pronarin e tokës. I kisha me leje nga bashkia”, shprehet njëra prej tyre.
Ato pretendojnë se në pronat e tyre janë ndërtuar karburante dhe pallate, por nuk kanë përfituar asgjë, pavarësisht se aktmarrëveshja është në fuqi.
“Në shtëpinë time është ngritur dhe karburat dhe kërto pallate këtu dhe nuk kam përfituar asgjë. Aktmarrveshja është një fuqi por këta thonë që është prishur”.
Duke kërcënuar se do të vetëflijohen, ato kërkojnë me ngulm të drejtën për pronën e tyre.
“Do vetëflijohemi se nuk kemi fuqi te vrasim njerëy të tjerë, por veten tonë. Do të rrimë derisa të na zgjidhet problemi. Kërkojmë vetëm shtëpi për të jetuar.”
Sipas tyre, janë fituar çështjet ligjore, por shkarkimi i gjyqtarëve nga vettingu, ka penguar zgjidhjen e çështjes.
“Kemi hapur dy cështje ligjore, një për mashtrim për falsifikim dhe një civile. Nuk është ybardhur vendimi. Gjzqtarët i ka shkarkuar vettingu dhe ska kush të merret. unë i kam fituar të treja shkallët”.
Ato kërkojnë të marrin apartament në një pallat që u ndërtua në pronën e tyre, problem për të cilin enden nëpër gjykata që prej vitit 2013./topchannel