“Do vijojmë me panaire koti apo do prodhojmë bukë e ushqim”/ Braçe paralajmëron: Ne kënaqemi me jonxhën në panair

Ka reaguar me anë të një postimi në Facebook deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ku i bën thirrje qeverisë që të reagojë sa më shpejt për të nxitur prodhimin vendas për drithin sa mos jetë vonë.
Gjithashtu Braçe shkruan se e gjithë bota po dridhet nga katastrofa e ushqimit kurse ne kënaqemi me jonxhën në panair.

Postimi i plotë:

DEGJON KUSH NE KETE VEND?

DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI

APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?

Gjithe bota po dridhet nga

KATASTROFA E USHQIMIT!

Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!

Eeej a jeni ne terezi apo jo?

Lexoni e degjoni;

Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!

Dhe kjo eshte goditja e trete;

Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!

Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;

NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!

Nuk di!

Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!

Urdheroni, eshte koha e MISRIT;

KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?

DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!

Kaq rende jemi!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *