Presidenti i entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, ka lënë të kuptohet se do të bllokojë ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku ndër të tjera është edhe udhëtimi me letërnjoftime mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor të vitit të kaluar u nënshkruan tri marrëveshje, ajo për lëvizje të lirë, për njohje të diplomave dhe të kualifikimeve.
Në Kuvendin e Kosovës janë ratifikuar marrëveshjet.
Por, në mediume boshnjake Dodik ka thënë se do të pengojë ratifikimin në Bosnjë-Hercegovinë.
Viel Power, wenig Risiko.KickbackStop: eine einzigartige Funktion für mehr Sicherheit.>
Ndaj kësaj ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Procesi i Berlinit është aty për të ndihmuar njerëzit të lëvizin lirshëm, punojnë dhe bëjnë tregti në Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i ratifikimit dhe ndalimi i qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm është i papranueshëm. I bëjë thirrje Milorad Dodikut ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë marrëveshjen! Bllokada të tilla po pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon në Twitter..Serbia përjashton mundësinë e nënshkrimit të planit të BE-së për shkak të anëtarësimit së Kosovës në OKB