Dodik: Nuk na duhen shqiptarë këtu, jemi më të qetë dhe më të sigurt pa ta

Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Srpska (RS) tha në konferencën e djeshme për shtyp se Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk do ta mbështesë marrëveshjen nga procesi i Berlinit, që i referohet kalimit të kufijve të Kosovës dhe BeH me karta identiteti.

Arsyeja e “premtimit” të Dodikut, në të cilin thotë se nuk do të lejojë që banorët e Kosovës të udhëtojnë lehtë në BeH, është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë paralele mes veriut të Kosovës dhe RS.

“Kurti flet negativisht për RS-në dhe tani pret që ne të votojmë që ata të mund të hyjnë në Bosnjë me letërnjoftime. Kjo nuk do të ndodhë, sidomos pas kualifikimeve të Albin Kurtit për RS-në. Nuk ka pse të servilemi atje. Pavarësisht se ishte diçka për të cilën është rënë dakord në kuadër të procesit të Berlinit, nuk do të ndodhë që ne të japim asnjë nënshkrim për funksionalizimin e mëtejshëm të atyre dokumenteve. Po i informoj publikisht ata në Gjermani dhe këdo. Pra, nëse duan të luajnë si duhet, atëherë duhet t’i mbyllnin gojën Kurtit që të mos shante RS-në”, u shpreh i ashpër Dodik.

Më tej, Dodik pati një shpërthim me nota shovinizmi dhe racizmi, gjë që nuk është e pazakontë për të.

“RS ka më shumë legjitimitet se institucionet e përkohshme të Prishtinës. Ne kemi më shumë legjitimitet ndërkombëtar se ata, ndaj si mund të na japin një mësim për atë që jemi. Epo, ata janë më të këqijtë që ekzistojnë. Prandaj këtu nuk na duhen as shqiptarët, as shqiptarët që vijnë në BeH me urrejtje ndaj serbëve. Jemi më të qetë dhe më të sigurt pa ta”, ka përfunduar Milorad Dodik, përcjell Klix.ba.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *