Pako ilegale me viagra dhe barna tjera stimuluese të seksit u kapën nga doganierët, të hënën mbrëma.
Ato dhe disa pjesë të automjeteve u zunë në një kamion që hyri në pikën kufitare në Han të Elezit.
“Kemi vërejtur mall pa dokumente, barna dhe autopjesë. Vlerë 50 mijë euro. Vozitësi i maunës është përgjegjës”, tha Bekim Shala nga Njësiti Antikontrabandë i Doganës.
Stimuluesit janë të llojeve të ndryshme dhe do të shpërndaheshin nëpër barnatore gjithandej vendit.
Por tash, pakot e sekuestruara po mbahen në zyrën e doganës në Prishtinë, deri të vendos ndryshe prokurori i rastit.
Shala tregoi se zakonisht medikamentet e tilla asgjësohen.
Ndërkaq pajisjet e automjeteve, sipas procedurave, mund të dalin më vonë në ankand për shitje
Doganierët kapin viagra ilegale në vlerë 50 mijë euro në pikën kufitare në Han të Elezit
Leave a comment