Dogjën 10 ha pisha në ‘malin e perëndive’/ Policia prangos 2 skraparllinjtë piroman që ndezën zjarr në Tomor. U doli jashtë kontrollit  

Dy skraparllinj nga Poliçani janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se janë autorët e zjarrvënies së djeshme në malin e Tomorrit, i shpallur “Park Kombëtar”.

Mbi dy piromanët nga Skrapari rëndon tashmë akuza se, i kanë vënë zjarrin 10 hektarëve me pyll pishe, në një kohë që penalisht do të procedohen edhe 3 shtetas të tjerë.

Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, u prangosën sot nga policia për shkak se akuzohen se kanë ndezur zjarr në “Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit” dhe për pasojë ka marrë flakë një pjesë e këtij mali.

Po ashtu sipas policisë janë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë të Poliçanit.

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në malin e Tomorit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.

Njoftimi i policise:

“Poliçan – Ndezën zjarr në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, Policia vë pranga 2 shtetas dhe procedon penalisht 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit Bardhyl Murati., 50 vjeç dhe Elton Topi., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan.

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *