“Doja të ndihmoja prindërit e sëmurë”/ Zbulohet `shtëpia e barit` me vlerë 1 milion paund, arrestohet shqiptari në Britani!

Një fabrikë e madhe kanabisi e aftë për të prodhuar më shumë se një milion paund drogë u zbulua në një ndërtesë të shkollës së vjetër në Lumb Lane e cila u shkatwrrua nga policia britanike.

Një oficer policie që priste në rrugwn Carlisle, Manningham, ndoqi nga pas dhe kapi Jetnor Cuka, një shtetas shqiptar i cili kishte hyrë Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

48-vjeçari  kujdesej për 1.310 bimë kanabis, vlera e të cilës nëse hidhej në treg do të ishte diku te 626 mijë paundë, ndërsa prodhimi i mëvonshëm do të shtonte edhe 500 mijë paundë të tjera. Sipas mediave angleze, shqiptari, nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimin e bërë.

Madje ai, i kishte borxh 22 mijë paundë bandës për udhëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe punonte në fermën e kanabisit, për të shlyer borxhin. Cuka ka pretenduar se e ka nisur këtë punë pasi ka dy prindër të moshuar e të sëmurë.

Avokati i tij, ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat. Ai nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, e kështu, është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12.

Atij iu dha një dënim me kusht me burg pasi gjyqtari Neil Davey QC dëgjoi se si ishte mashtruar nga trafikantët që i premtuan se do ta punësonin në industrinë e ndërtimit.

/Burimi: thetelegraphandargus/ Përshtati Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *