Moderatorja shumë e dashur nga publiku Dojna Mema, është bërë nostalgjike gjatë ditës së sotme, e cila një foto me të atin e ndjerë nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë.
Këtë imazh, Dojna e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë të ndjerë, me të cilin i ka përlotur të gjithë.
“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.
Kujtojmë që disa muaj më parë, ajo u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Tashmë, Dojna i është përkushtuar vogëlushit duke u shkëputur për pak kohë nga ekrani.