‘Ali Vefa’ është një emër i njohur për të gjithë të apasionuarit pas ekranit turk, i cili është personazhi kryesor i serialit Doktori i Mrekullive. Aktori së fundmi ka kurorëzuar dashurinë e tij me aktoren Ece Çeşmioğlu.
Dasma ishte mjaft e veçantë, ceremoni speciale dhe me pak të ftuar për shkak të pandemisë. Është mësuar se lidhjen e dyshes e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Kujtojmë se ky serial, ndër më të suksesshmit në Turqi, ka përfunduar xhirimet, ku në episodin e fundit solli dasmën e Aliut dhe Nazllës.
Shkak i përfundimit të serialit mësohet të ketë qenë pesha kryesore që mbante mbi supe aktori dhe lodhja që i kishte shkaktuar. Finalja nuk pritej aq shpejt për arsye se kishte rekorde shikueshmërie. Gjithashtu nga ana tjetër ky lajm u prit jo mirë nga fansat.
“Kemi ardhur në fund me historinë tonë, ku do të tregojmë se individët me autizëm kanë të drejtën të jetojnë si të gjithë ne. Aliu ynë u rrit dhe i bëri ëndrrat realitet. Ne qeshëm me të, lotuam me të dhe kuptuam çdo të thotë të jesh njeri. Është koha t’i themi lamtumirë me të gjithë mrekullitë që ka bërë. “Doktori i Mrekullive” do të jetë me ju për herë të fundit në 27 maj. Ju falenderojmë dhe jemi mirënjohës”, shkruhet në faqjen zyrtare të serialit.
/Priza.al/