Doktori ka ditëlindjen, presidenti Meta i bën urimin e veçantë me ‘kodin 77’ të Biblës…

Presidenti Ilir Meta ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha në ditën e tij të lindjes. Berisha mbush sot 77 vjeç. Sipas Metës, ky numër është simbol i përsosmërisë.

“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!” shkruan Meta në FB.
Ky i fundit, në kohën kur drejtonte Kuvendin e Shqipërisë, i drejtohej liderit historik të Partisë Demokratike si “pika ime e dobët”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *