Doktori korçar gjendet i vdekur në Radhimë!

Burimet policore njoftojnë për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Rradhimë. Mwsohet se ndërron jetë krejt papritur në moshën 50 vjeçare Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës Kujtim Shabani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur për shkak të një ataku kardiak tek ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë të Vlorës.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha ka qënë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.

Prej gati dy vitesh mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid shumë prej tyre gëzojnë  shëndet të plotë.

Me vdekjen e mjekut Kujtim Shabani Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha. Korça ka humbur njeriun më të dashur.

Ai është gjetur i pajetë në shezlonin ku po pushonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, dhe kanë qenë pushuesit ata që e kanë pikasur trupin e pajetë në zonën e plazhit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *