Prej datës 1 gusht të gjithë shtetasit e Serbisë të cilët do të hyjnë në Kosovë do t’u duhet që të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.
Mësohet se qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë duke i pajisur ata me një fletëdeklarim i cili do të zëvendësojë përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Pra, nga data 1 gush qytetarët serbë do të pajisjen me dokumentin ‘hyrje/dalje”, si masë reciprociteti ndaj Serbisë e cila nuk njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.