Përfaqësuesi ligjor i “grupimit” Alibeaj në Partinë Demokratike, indrit Sefa ka deklaruar se nuk do të depozitohet asnjë akt shtesë në KQZ. Sipas tij dokumentacioni ligjor i paraqitur është i saktë dhe i ligjshëm.
“PD nuk do të depozitojë asnjë akt shtesë. Dokumentacioni ligjor është i plotë dhe i ligjshëm. Komisioneri duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe pa humur kohë, Ai të marrë një vendim sa më shpejt. Lojërat politike, në bindjen tonë, të ngritura nga komisionieri, nuk mund të ngrihet në këtë godinë. Në kohë sa më të shpejtë të marrë vendimarrje për PD.
Të japë vendimarrje tani jo të presë orën 12 të natës. Do presim këtu dhe të marrë vendimmarrje tani”, tha ai.
I pyetur nëse do t’i drejtohen KAS nëse nuk ndodh ajo që ata pretendojnë, ai u shpreh: “Patjetër që do i drejtohemi KAS, do ndjekim çdo rrugë ligjore”.