‘Dokumentari i Ye Jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy’ do të shfaqet premierë më 16 shkurt në Netflix dhe do të transmetohet për tre javë. Njoftimi u bë me një ‘trailer’ të dokumentarit, ku shfaqet Ye duke folur me reperin Rhymefest në 2002.
‘Unë dhe Fest u grindëm’, thotë Ye në klip.-‘Ndjehem sikur ai nuk më ka respektuar, si burrë. U përpoqa të them që nuk isha gjeni’, Fest përgjigjet: -‘Po kush je ti që e quan veten gjeni?’.
Kjo përmban gjithashtu një sërë klipesh ndër vite, duke përfshirë Ye with Jay-Z dhe Pharrell, ngjarja e tij debutuese për ‘The Life of Pablo’ dhe pamjet e nënës së tij të ndjerë, Donda.
Jeen-yuhs po ashtu do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit Sundance më 23 janar. Pjesa e parë, ‘Act 1 (Vision)’ do të jetë gjithashtu në kinematë kombëtare më 10 shkurt, disa ditë përpara se të shfaqet në Netflix.
/Priza.al/