Dokumentari tashmë i njohur jo vetëm në Ballkan, VIRUSSIA në këtë episod ka trajtuar ndikimin malinj të Rusisë përmes Kishës Ortodokse.
Strumbullari i këtij episodi është kleriku tashmë i ndjerë Amfilohije, i cili është shembulli tipik i përfaqësimit të “argatit” rus brenda Kishës Ortodokse Serbe.
Aktivitetet e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe më pas, në shtete të ndryshme ballkanike, janë shembulli më i mirë i asaj se çfarë ndikimi të madh ka Federata e Rusisë në KOS.
Në episodin e katërt të dokumentarit të quajtur “Kryqëzata ruse në Ballkan”, flitet edhe për lidhjet e këtij kleriku me kriminelët serbë të luftërave, veçanërisht me Arkanin. Jepen pamje të tyre nga përurimi i Kishës në kompleksin universitar të Universitetit të Prishtinës, si dëshmi të përpjekjes për ndërrimin e dhunshëm të identitetit shqiptar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe strukturat kriminale, ushtarake e paraushtarake.
Të gjitha veprimet e Sllobodan Millosheviçit të bëra në ish-Jugosllavi kanë pasur pas vetës Kishën Ortodokse Serbe. Kështu pohon eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në dokumentarin VIRUSSIA, duke shtuar se Millosheviç këtë përkrahje e ka pasur edhe nga Rusia.
“Sllobodan Millosheviç edhe pse komunist, do të thotë ateist, e ka përdorur Kishën Ortodokse [Serbe] në vitin 1989, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, pra mitit rreth Kosovës. Pra, të gjitha veprimet që i ka bërë në ish-Jugosllavi, janë vepruar duke e pasur pas vetës Kishën dhe Rusinë”, pohon Ibishi.
Për drejtorin ekzekutiv të SEES, Agim Musliu, Kisha Ortodokse e Rusisë po instrumentalizohet nga presidenti Vladimir Putin. Sipas Musliut, ky instrumentalizim është përdorur për të manipuluar shumicën e kishave të tjera ortodokse.
“Vladimir Putin e ka instrumentalizuar Kishën Ortodokse Ruse, e cila vazhdimisht i ka manipuluar shumicën e kishave të tjera në rrethinën e saj, gjithashtu ka pasur ndikim të madh edhe në Kishën Ortodokse Serbe”, shprehet Musliu.
“Kështu që kur një Kishë është e instrumentalizuar, atëherë besimtarët e saj bëhen një mjet mjaft i fortë i përdorimit”, ka shtuar ai.
Ndërsa, Darko Trifunoviç, ekspert i sigurisë nga Serbia në VIRUSSIA thekson se, kjo nuk është normale dhe tregon se dikush, duke aluduar në Rusinë, po dëshiron të marr ndonjë manastir [serb].
“Këto gjëra nuk duhet të bëhen. Këto gjëra do të na çonin në të kaluarën. E pse nuk duhet bërë? Situata është shumë e qartë kur Kisha është në pyetje, edhe pse duket e komplikuar”, thekson Trifunoviç.
“Kjo nuk është normale. Nuk është normale kur kërkon faltore serbe. Edhe në Kosovë, sikurse në Kosovë dikush po dëshiron të marrë ndonjë manastir dhe atë ta tregojë se kushedi në çfarë mënyre”, thekson ai.
Ky dokumentar i prodhuar nga RTK, në bashkëpunim me institute të specializuara që merren me ndikimin rus, flet edhe për proxyit rusë nga Evropa Perëndimore, siç është rasti me francezin Arnaud Gouillon, i cili tash është rang i lartë diplomatik i pushtetit në Serbi dhe gjermanin Maik Muller. Që të dy kanë ardhur për ta shtrirë ndikimin rus në Ballkan, duke u konvertuar në Kisha Ortodokse.
Edhe në këtë pjesë, me të cilën përfundon cikli i parë i VIRUSSIA, flasin ekspertë ballkanikë dhe evropianë.
Dokumentari do të shfaqet të hënën më 29 nëntor në RTK ora 22:00 dhe T7 nga ora 20:00.
#Russian ?? Crusade in the #WesternBalkans ???????????? – the 4th episode of the #VIRUSSIA Documentary
? November 29, 2021
? RTK 22:00H • T7 20:00H pic.twitter.com/5ZdNCguOD1
— VIRUSSIA Documentary (@VirussiaNet) November 25, 2021
/Burimi: Telegrafi/