Dokumentet sekrete: Shefi i shtabit të Trumpit kishte një plan për grusht shteti!

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Donald Trump, Mark Meadows i dorëzoi një dokument në “Power Point” komisionit të zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar sulmin në Kapitol më 6 janar, në të cilin ai i rekomandoi republikanit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të rimarrë presidencën.

Komiteti i zgjedhur është i sigurt se ka pasur të paktën njëfarë koordinimi midis Shtëpisë së Bardhë të Trumpit dhe organizatorëve të tubimit të 6 janarit.

Fakti që Meadows kishte një plan një ditë para sulmit në Kapitol me detaje se si të kryhej grushti i shtetit sugjeron se ai ishte të paktën në dijeni të përpjekjeve të Trump dhe aleatëve të tij për të ndaluar Joseph Biden që të bëhet president i SHBA-së.

Një dokument i titulluar “Mashtrimi zgjedhor, ndërhyrjet e huaja dhe opsionet për 6 janarin” jepte disa rekomandime që Trump duhet të përmbushë në mënyrë që të mbajë presidencën bazuar në gënjeshtrat dhe ekspozimin e komploteve për mashtrime zgjedhore.

Meadows dorëzoi dokumentin voluminoz, i cili u shpërnda në 38 faqe, sipas një burimi të njohur me situatën, raporton theguardian.

Kjo e fundit shqyrtoi versionin e dytë të dolumentit prej 36 faqesh, i cili kishte disa dallime në krahasim me atë që mori komisioni i zgjedhur. Por titulli i dokumentit dhe rekomandimet e tij mbetën të njëjta.

Sipas dokumentir, senatorët dhe anëtarët e Kongresit duhet së pari të informohen për ndërhyrjet e huaja, në të cilën pikë Trump mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallë të pavlefshme të gjitha votimet elektronike dhe t’i kërkojë Kongresit të bjerë dakord për një zgjidhje të pranueshme kushtetuese.

Dokumenti përmendi gjithashtu tre opsione që zëvendëspresidenti i atëhershëm, Mike Pence të abuzonte me rolin kryesisht ceremonial në një seancë të përbashkët të Kongresit më 6 janar, kur Biden do të certifikohej president dhe do ta kthente në mënyrë të njëanshme Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pence mund të ndjekë një nga tre opsionet, sipas dokumentit: të krijojë listat elektorale të Trump bazuar në kundërshtimet e demokratëve në vendet kyçe, të heqë listën e votuesve të Biden ose të shtyjë certifikimin për të lejuar kontrollimin dhe numërimin e fletëvotimeve legale.

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump ia dorëzoi materialet një komisioni të përzgjedhur derisa një marrëveshje bashkëpunimi dështoi të martën.

Komisioni i përzgjedhur njoftoi të mërkurën se Meadows pritet të ndiqet penalisht pasi kishte refuzuar të bashkëounonte.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *