(DOKUMENTI) “500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles” SPAK dyshon se Ervis Martinaj do paguante Dumanin

Dosjes e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e pubikuar në media, ka treguar se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka “fundosur” Martinajn me dëshminë e tij se ky i fundit ishte gati të paguante çdolloj shume për të ekzekutuar Endrit (Indrit) Doklen.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Dumanit thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

 

“Gjatë shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokuroria rezultoi e provuar se SPAK ka nën hetim procedimin penal në ngarkim të 32 shtetasve nën hetim midis të cilëve edhe në ngarkim të të hetuarit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprën penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Henrik Hoxhaj dhe Alket Xhixa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer një vrashe” në dëm të shtetasit Indrit Dokle,”-shkruhet në dosjen e SPAK.

Në rrëfimin e tij para hetuesëve të SPAK, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit” ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *