DOKUMENTI/ Bie alibia e Ramës, kontrata për çarterin nuk është marrëveshje PR, shteti paguan për çdo fluturim të Kryeministrit

Mesditën e 27 tetorit të vitit të kaluar, hakerat iranianë të grupit ‘Drejtësi për atdheun’ goditën vetë kryeministrin pas një sërë sulmesh të realizuara ndaj faqeve qeveritare, duke zbuluar kështu fluturimet e tij në dy vitet e fundit dhe duke i dhënë një “armë” të fortë në dorë Opozitës që e akuzon kryeministrin se ka harxhuar plot 22 milionë euro për të flutuar privatisht me para publik.

Kjo e fundit për ditë me radhë në deklarata për shtyp, kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar orët e qëndrimit në ajër të kryeministrit Rama me ‘Ismailin’, charterin ‘Airbus A319-100’ të kompanisë ‘Air Albania’. Por kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor u rrëzua nga maxhoranca ndërsa Kryeministri u mbrojt duke thënë se ai kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania”. Marrëveshja sipas Ramës qëndron në faktin se ky i fundit i bën reklamë kompanisë dhe ajo në këmbim i ofron fluturimin me ccarter.

 

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave? Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba,”- shkruante kryeministri Rama në rrjetet sociale për të justifikuar skandalin e 137 fluturimeve.

Sipas kryeministrit për këtë çështje për të cilën veç mediave po reagon prej disa ditësh dhe opozita, po abuzohet dhe po shpifet. Por, në fakt, një dokument me pesë faqe që Dosja.al e sjell sot tregon të kundërtën. Kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania” pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje PR (Public relation) mes tij dhe kompanisë që i përket avioni ‘Airbus A319-100’, me emrin Ismail, me të cilin është akuzuar nga Opozita se ka shpënzuar të paktën 22 milionë euro për të qëndruar në ajër.

Dosja.al ka sjellë marrëveshjen e firmosur me kompaninë “AirAlbania”, e cila nuk përmend në asnjë prej pikave që fluturimet e kreut të qeverisë do të jenë falas në këmbim të një reklame. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje promociale, por bashkëpunim dhe në dokumentin me pesë faqe, caktohen kushtet e të dyja palëve.

Një tjetër detaj që rrëzon alibinë e kryeministrit Rama është dhe fakti që marrëveshja nuk është firmosur mes Kryeministrisë dhe kompanisë, por mes kësaj të fundit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare./Dosja.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *