DOKUMENTI/ Ministër i Millosheviçit; Vuçiç u sanksionua nga BE në kohën e luftës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit ka qenë Ministër i Informimit dhe një ndër personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian gjatë luftës në Kosovë.

Lajmi  është bërë publik nga mediat boshnjake, të cilat kanë publikuar sot një dokument që e vërteton këtë gjë. Gjithashtu sipas dokumentit, atij i ndalohej hyrja në zonën e Unionit Europian.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *