Pas tensioneve në veri, qeveria e Kosovës vendosi që të shtyjë në 1 shtator impelementimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.U pasua edhe me një kërkese nga ambasadorit amerikan në Prishtinë që strukturat paralele serbe të heqin barrikadat e vendosura nëpër rrugë.
Nëse Serbët nuk zhdukin barrikadat,policia e kosovës do të vazhdojë të të pajisë personat që futen nga Serbia në Kosovë me një dokument ku shënohen të dhëna si emër, mbiemër, datëlindja si edhe numri i pasaportës, e cila duhet të mbahet nga udhëtari deri në momentin e kthimit në pikën e kalimit doganor.
Është ky reagimi që Kosova bën ndaj faktit që Serbia nuk njeh dokumentet e këtij shteti. Policia e Kosovës ka filluar duke pajisur që mbrëmë pas mesnate të gjithë ata që kanë kaluar me dokumente dhe targa serbe për në Kosovë me këtë dokument.
Mësohet se, serbët kanë filluar heqjen e barrikadave në disa zona në veri.