Dolën çift nga Për’puthen, Alvisa dhe Bashkimi do të bëhen prindër më shpejt seç e mendonim ne

Ish-konkurrentët e ‘Për’puthen 3’, Bashkimi dhe Alvisa mbyllën mbrëmjen e së shtunës rrugëtimin e tyre në ‘Përputhen’, më të dashuruar se kurrë.

Dyshja dolën çifti i parë nga programi, për të vazhduar e për të kurorëzuar jashtë historinë e tyre të dashurisë. Pas disa ditëve larg njeri-tjetrit, pasi Bashkimi ka qenë në Mitrovicë, ai dhe Alvisa kanë qëndruar sërish të dy. Sot, çifti kanë postuar një video të përbashkët, ku duken shumë të lumtur.

Por nuk mbaron me kaq. Së fundmi, në një intervistë me pyetje dhe përgjigje me ndjekësitë e saj në Instagram, Alvisës i kanë bërë një sërë pyetjesh. Përgjigja që ka tërhequr më shumë vëmëndje është ajo e pyetjes se çfarë dëshirash e synimesh ka për vitin 2022. Ajo i ka çuditur të gjithë me përgjigjen e saj:

‘Të më rishihni sërish në televizion”, ka listuar të parën ish-konkurrentja, si dhe zgjerimin e biznesit të saj personal.’

Mirëpo, ‘qershia mbi tortë’, mesa duket lidhet me Bashkimin:

‘Një bebus të bukul’, ka shkruar Alvisa, duke na treguar se dëshiron të bëhet nënë shumë shpejt.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *