Tre të mitur janë shpallur të humbur, pasi mësohet se kanë dalë nga shtëpia dhe nuk asgjë rreth vendodhjes së tyre. Ka qenë vetë nëna e tyre e cila ka njoftuar policinë, se nuk po merrte ende asnjë lajm rreth djemve të saj të mitur. Fëmijët, janë larguar ditën e djeshme nga shtëpia, rreth orës 9 të mëngjesit.
Mediat në Kosovë, kanë dhënë shumë pak detaje në lidhje me rastin.
Sakaq, policia tregon se është duke punuar në lidhje me gjetjen e tyre, dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR /Rr. Beteja e Kabashit, Prizren, 26.03.2022-09:00. Viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur viktimat meshkuj kosovar kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.