Doli më i votuari/ Kokalari sulmon Këlliçin: Do flas me emra

Evi Kokalari ka sulmuar deputetin e PD Belind Këlliçi i cili ishte një ndër më të votuarit në zgjedhjet që u bënë për kryesinë e Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kokalari akuzon Këlliçin se ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve për tu votuar si anëtar i kryesisë, madje ajo thotës e është e gatshme që të flasë me emra dhe fakte konkrete nëse manipulohen votat ditën e premte për nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm.

Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.

Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj.
Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.

Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndërshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.

Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.

Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.

Ja, ky eshte karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.

Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.

Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen.

Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!”, shkruan Kokalari.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *