Drejtori sportiv i Borussia Dortmund Sebastian Kehl në një konferencë para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Mynihut 1860, foli për situatën e sulmuesit Sebastian Haller.
“Sebastian Haller pati një oparacion të suksesshëm javën e kaluar. Rezultatet aktuale janë në pritje dhe mënyra e trajtimit është duke u diskutuar. Mund të them vetëm një gjë paraprakisht, sigurisht që ai do të mungojë për disa muaj. Jemi duke u përgatitur për lloje të ndryshme skenarësh. Po punojmë për opsione të ndryshme, për momentin nuk ka asgjë kontrete,” deklaroi Kehl.
Kjo do të thotë se Dortmund po lëviz në merkato për të zëvendësuar një humbjen e ish-sulmuesit të Ajax. Megjithatë sipas Kehl skuadra nuk do të bëjë gjëra të çmendura për ta arritur atë.
“Skuadra na ofron disa mundësi dhe shumë opsione për trajnerin. Donyell Malen është në një formë të shkëlqyer. Moukoko gjithashtu ka bërë një zhvillim të madh. Megjithatë Haller ka një profil tjetër dhe do të lëvizim vetëm në këtë aspekt”, përfundoi ai.
Lojtari i cili është lidhur së fundmi me një kalim të “të verdhët” ëshgtë Anthony Modeste, aktualisht në radhët e skuadrës së Koln.