Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është pjesë e listës së SPAK për të cilën do t’i nënshtrohen hetimit pasuror lidhur me përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyEC”.
Nga dosja e SPAK që ka ne bazë të saj përgjimet e aplikacionit Sky EC janë zbuluar biseda të tjera komprometuese të ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Në një moment ai është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve. Aty ai përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.
Nga sa kuptohet, Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.