Fredi Beleri u lirua nga qelia me 5 ditë leje për të shkuar për t’u betuar në Strasburg në Parlamentin Europian për mandatin e Eurodeputetit.
Sot në mëngjes u nis nga Rinasi për në Athinë. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri Kyriakos Mitsotakis është planifikuar të takohet me Fredi Belerin.
“Takimi është caktuar të zhvillohet në Maximos në orën 13:00. Beleri ka marrë një leje pesëditore nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në seancën e hapjes së asamblesë së re të PE-së në Strasburg.
Gjatë kësaj kohe, atij i kërkohet të mbajë kontakte me policinë dhe më pas të kthehet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me dy vite burg” shkruan gazeta.