Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me raportin e Reporterëve pa Kufij, ku flitet për lirinë e medias në vend.
Vokshi pohoi se janë të pakta mediat që kanë liri të plotë, kjo sepse Rama është dhunuesi më i gazetarëve.
“Reporterët pa kufij evidentojnë edhe një herë faktin se si Rama ushtron kontroll mbi mediat për t’u mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë. Pavarësisht përpjekjeve të Ramës të gjithë i dinë të vërtetat”, tha ajo.
Sakaq, pasi përfundoi konferencën nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, duke u shfaqësuar se do të për të gjitha “pikëpyetjet” e medias do të ketë dalje të posaçme.