Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen tragjike tronditi SHBA-në të shtunën që lamë pas. Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen para derës së shtëpisë së saj.
Ajo kishte dalë nga shtëpia për të blerë pica kur u godit nga një makinë teksa ecte në trotuar. E ndjera u identifikua si Paulina Nrecaj, 59-vjeçe.
Së fundmi janë publikuar edhe pamjet tragjike, pak minuta pas aksidentit. Shqiptarja shihet pa ndjenja ndërsa kangjëllat e një banese i kanë hyrë në bark. Qytetarët përpiqen ta ndihmojnë dhe një i ri shkon që ta heqë nga kangjëllat, por është e pamundur.