Një 35-vjeçar u gjet i vdekur këtë mëngjes në Theologos, Evia, nga gruaja dhe vëllai i tij. Viktima me origjinë shqiptare kishte dalë pozitiv me koronavirus.
Sipas dëshmive, 35-vjeçari u gjet i varur në një pemë. Të njëjtat burime raportojnë se ai ndihej fajtor sepse ishte prekur nga koronavirusi, duke infektuar të tjerë në shtëpinë e tij.
Ai është njohur në lagje si një familjar i mirë, dhe ishte baba i një vajze të vogël.