Bora Zemani ka reaguar pas videos që qarkulloi një ditë më parë në rrjetet sociale ku ajo dhe ish-konkurrenti i Përputhen Atdheu shfaqeshin shumë të afërt me njëri tjetrin.
Ajo shprehet se pamjet janë marrë nga një video e xhiruar dy muaj më parë gjatë një turi në Shkodër ku ka qenë bashkë me pjesën tjetër të stafit.
Po ashtu, Bora ka deklaruar se video është publikuar edhe më parë, po ashtu edhe atëherë është komentuar keq nga mediat.
’Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan ta sqaroj këtë video.. Video e ‘’kapjes mat’’ është hedhur para 2 muajsh në Youtube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat’’, ka shkruar Bora.
/Priza.al/