Dollari dhe Euro ‘kërcejnë’ sërish – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka ndryshuar sërish drejtim krahasuar me pjesën tjetër të kësaj jave kur regjistroi rënie te ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 116.9 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka rikuperuar 0.5 pikë nga rënia e fortë e ditëve që lamë pas pasi blihet sot me 135 lekë dhe shitet me 137 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane e ka mbyllur negativisht këtë javë pasi blihet sot me 119 lekë dhe shitet me 120.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Monedha europiane sakaq ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës duke tejkaluar pragun e 117 lekë në blerje në raport me këtë periudhë kur ka pësuar veç rënie në raport me monedhën vendase teksa blihet mëngjesin e sotëm me 117.3 lekë dhe shitet me 118.2 lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *