Dollari mbi euron, fenomeni i pazakontë në tregun vendas: Çfarë po ndodh me valutat

 

Për të tretën ditë radhazi monedha amerikane vijon të jetë më e fortë se euro krahasuar me lekun në tregun vendas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht rënies së pësuar gjatë dy ditëve të fundit, 1 USD këmbehet me mesatarisht 116.84 lekë, ndërkohë që një euro me 116.79 lekë.

Të dyja monedhat kanë pësuar rënie krahasuar me lekun gjatë 24 orëve të fundit, megjithatë fenomeni më i rendësishëm është pikërisht forcimi i dollarit krahasuar me euron gjatë ditëve të fundit në tregun vendas.

Ekspertët e lidhin këtë fenomen me rritjen e çmimeve të lëndëve të para të rendësishme siç janë karburantet apo ushqimet duke bërë që në treg të ketë më shumë kërkesë për dollar se sa për euro, ndërkohë që Shqipëria është “përmbytur” gjatë muajve të fundit me monedhën europiane për shkak të turizmit, por edhe pastrimit masiv të parave.

Sa i përket paundit, ai sot këmbehet mesatarisht me 138.34 lekë. /abc

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *