Sasi të mëdha domatesh dhe trangulli, të cilat do të duhet të ishin në vitrinat e tregjeve në vend, sapo dalin nga serat përfundojnë në kanal. Kjo është situata e trishtë e fermerëve të Sukut në Roskovec, të cilët ndonëse prodhojnë perime cilësore, një pjesë të tyre e hedhin në kanal pasi nuk kanë treg për shitje.
Fermeri Jashar Ruko nga fshati Suk i Roskovecit tregon se nuk ka treg për kastravecin dhe domaten. Jashari tregon se treg për shitjen e prodhimit nuk ka, ndërkohë humbjet për të si fermer janë të pallogaritshme. Përgjigjen se pse këto pika nuk mbledhin prodhime bujqësore, e jep fermeri Aurel Kodheli!
Në të tilla kushte, dy perimet kryesore që prodhojnë serat në Roksovec, domatja dhe kastraveci, kanë përfunduar në kanal./syri