Pak kohë më parë, në mediat rozë u përfol se reperi Don Xhoni ishte martuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshimet i shtuan vetën ata, pasi modelja e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Madje ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari. Në foton e fundit në Instagram, modelja ka pozuar nga pushimet ku shihet e veshur në bikini dhe e quan veten “mama”.
Sigurisht, nuk mund të mungonte komenti i reperit, që i ka shkruar “nëna më e mirë”, ndërsa modelja ia ktheu duke komentuar “babai i ardhshëm”.
/Priza.al/