Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka surprizuar mbarë botën me mënyrën e radhës se si ai do të vijë më pranë publikut.
Ai ka menduar mënyrën më të mirë, se si të jetë në qendër të vëmendjes duke u bërë komentatori i ndeshjes së boksit, ku Evander Hlyfield, do të bëjë rikthimin e tij në ring, të shtunën në Florida.
Nuk është rastësi që Trump do bëjë këtë rol në ndjeshje pasi luftimi me 8 raunde, përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ai është parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel” në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistësh dhe jo një shfaqje.
58-vjeçari Holyfield do të ketë përballë në këtë ndeshje 44-vjeçarin Vitor Belfort, një ish-kampion i UFC, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018.
/Priza.al/