Fifi dhe Donald krijuan miqësi së bashku brenda shtëpisë së ‘Big Brother’
Këngëtarja pasi doli nga shtëpia bëri një tatuazh me fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.
Ditën e sotme, Donald Veshaj, i cili vijon lojën bëri të njëjtën gjë.
Arjola ishte personi i parë që e pa, dhe pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.
Donaldi bisedoi edhe me Beniadën, e cila e pëlqeu shumë tatuazhin,
Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?
Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.
Beniada: Të dhimbti?
Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.
/Priza.al/