Donaldi bën veprimin e papritur ndaj Semit pas asaj që ajo i ka thënë, pasi nuk ishte dakort për marrëdhënien e tij me Beatrix

Donaldi i është kthyer në të njëjtën mënyrë Semi Jaupajt, shoqes së ngushtë të ish të dashurës së tij, Bora Zemanit. Ishte Semi ajo që e para ia hoqi  follow-in pas puthjeve dhe përqafimeve që ai shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosajt.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi. As Donaldi nuk e ndjek më Semin në Instagram. Follow-in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP. Kujtojmë se në natën e spektaklit ku Donaldi pranoi publikisht që i pëlqente Triksa, Semi nuk e priti aspak mirë dhe u largua direkt nga studio në mes të emisionit.

Semi e ngacmon Donaldin për banoren dhe i rihap historinë me Borën:  “Pranoje që je xheloz” - AfterParty

Të gjithë e dimë që Semi dhe Bora janë shoqe të ngushta prej më shumë se 15 vitesh dhe për këtë gjë ajo nuk ja ka falur Donaldit atë që ai ka bërë brenda shtëpisë së BBV, ndaj dhe ka vendosur të reagojë në këtë mënyrë duke mos e pasur me në profilin e saj instagram.

Marrëdhënia me Borën, Donaldi: Semi më vlerëson si i dashur i shoqes së vet  - GIJOTINA

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *