Një lojë shumë e bukur është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Kjo lojë nuk përfshinte të gjithë banorët, por vetëm dy çiftet e shtëpisë.
Pajtimi me Sarën dhe Donaldi me Beatrix zhvilluan një pyetësor.
Ata i drejtuan njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe kishin disa sekonda kohë që të shkruanin përgjigjet e tyre.
Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin.
Pyetja ishte tre gjërat që pëlqen te partneri, ku Beatrix kishte shkruajtur sinqeritetin, kur bërtet edhe sytë, ndërsa Donaldi sinqeritetin, Vendosmëria(guximi), sytë.
/Priza.al/