Aktori i humorit Donald Veshaj është ndjerë i ‘vetmuar’ së fundmi në shtëpinë e BBV, ku asnjëri nga konkurentët nuk e ka zgjedhur për të qenë së bashku me të në finale.
Pyetja se me kë do donin të shkonin në finale mbrëmjen e kaluar në spektaklin e “Big Brother Vip”, ka sjellë reagime të tjera brenda shtëpisë dhe asnjëri nga banorët nuk e ka zgjedhur Donaldin.
“U mërzita që askush nuk e tha emrin tim”, u shpreh Donaldi i cili u zhgënjye pasi asnjë prej banorëve nuk përmendi emrin e tij për të ndarë finalen.
Ai ka treguar se nuk e priste as nga Beniada dhe Monika dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet keq.
Gjithashtu për të njëjtën temë kanë folur dhe Monika me Arjolën.
“Unë nuk do jem, ata që kanë luftuar për lojë do të jenë”,-tha Monika. “Të gjithë kemi luftuar për lojë, në mënyrat tona”, u shpreh Arjola.
/Priza.al/