Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP” kishin përgatitur një spektakël ku sollën performanca të ndryshme argëtuese dhe humoristike. Pjesë e spektaklit ishin edhe disa ndarje çmimesh nga vetë votat e banorëve për njëri-tjetrin.
Mes të tjerash ata votuan edhe se cili është banori më i padëshiruar mes tyre. Këtë “çmim” e ka marrë Donaldi teksa nuk është bërë me dije se kush e ka votuar.
Beniada ishte një nga banoret që shprehu habinë e saj lidhur me këtë vendim. Por, Donaldi vet nuk u duk shumë i habitur.
“Po normale. Me këto situata që kam unë dihej ajo gjë. Tallesh ti!”- iu drejtua ai.
Kohët e fundit Donaldi ka rindezur debatet me Ilirin teksa po ashtu ka prishur edhe marrëdhëniet me Einxhel.
/Priza.al/