Doni të fryni buzët? Fillimisht ndiqni këto hapa

Young woman getting lip injection on color background, closeup

Fryrja e buzëve është shndërruar në njërin prej trendëve më të fuqishëm të bukurisë gjithandej nëpër botë. Por çdo person, femër apo mashkull duhet të informohet mbi disa gjëra para se të bëjë diçka të tillë.

1.PËRBËRËSIT E MBUSHËSVE

Shumica e mbushësve të buzëve janë të përbërë nga acidi hialuronik, që me gjasë e keni parë në listën e përbërësve të produkteve tuaja të bukurisë. Ky lloj acidi gjendet edhe në trupin tuaj dhe ka aftësi që ta ruaj peshën e vet deri në 1,000 herë kur është në ujë, duke qenë kështu ideal për mbushjen e buzëve.

lg.php.gif2.SHKONI TEK PROFESIONISTËT

Gjëja më e mirë që mund ta bëni, pasi të keni vendosur të përdorni mbushës të buzëve, është të shkoni tek profesionisti. Ndonëse shumë sallone të bukurisë e ofrojnë këtë shërbim, assesi nuk guxoni ta lini veten në duart e tyre.

3.NDJENJA GJATË MBUSHJES SË BUZËVE

Shumica e femrave, që e kanë provuar mbushësin e buzëve, kanë thënë që fillimisht dhëmb momenti ku futet maja e gjilpërës në buzë pastaj e ndjejnë momentin kur buzët e tyre mbushen. Disa femra pretendojnë që procesi ka qenë i përshkruar me dhimbje, e disa të tjera thonë që nuk ka qenë aq shumë e dhimbshme.

4.EFEKTET ANËSORE

Gjatë dy ditëve pas ndërhyrjes për mbushjen e buzëve mund të vëreni ënjtje të tyre dhe e ndjeni një të therur në vendin ku është futur gjilpëra. Kjo vlen për femrat që zgjedhin acidin hialuronik. Ndërsa, nëse përdorni silikon ose diçka të ngjashme, rreziqet për deformim të buzëve janë të mëdha.

5.RREZIKSHMËRIA

Njëra nga pyetjet më të shpeshta dhe, natyrisht, më të qëlluara ka të bëjë me rrezikshmërinë e procesit. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e thjeshtë: nëse jeni në duar të profesionistëve, rreziqet janë minimale, megjithatë, sikur në çdo ndërhyrje tjetër, mund të ketë komplikime. Gjithsesi, është e rëndësishme të sigurohuni që produktet, të cilat i përdorni, të jenë të cilësisë së lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *