Doni të keni imunitet të fortë gjatë dimrit? Këto ushqime nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Ardhja e dimrit mund të përkeqësojë disa kushte shëndetësore si artriti dhe sëmundjet e lëkurës si thatësia, ekzema dhe psoriasis.

Ushqime si hurma, arrat, mustarda, perimet me rrënjë sigurojnë që të mbajnë larg probleme të tilla shëndetësore gjatë stinës së dimrit.

Shumë ushqime mund të ndihmojnë në luftimin e muajve të ftohtë të dimrit dhe plotësojnë nevojën për të modifikuar të ushqyerit në trup. Zakonet dietike do të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe imunitetit të mirë këtë sezon.

Këtu janë disa ushqime që sugjerohet ti konsumoni gjatë dimrit që minimizojnë problemet shëndetësore gjatë motit të ftohtë, shkruan “Hindustantimes”.

Patatja e ëmbël është e pasur me fibra, vitaminë A, kalium dhe me lëndë ushqyese. “Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në shërimin e kapsllëkut, në ndërtimin e imunitetit dhe mund të zvogëlojë inflamacionin”, thotë Bhargava.

Hurmat mund të përdoren edhe në ëmbëlsira të ndryshme si një ëmbëlsues natyral dhe kanë shumë përfitime shëndetësore. Si dhe janë veçanërisht të dobishme për pacientët me artrit.

Përfshirja e tyre në ushqimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes rrit qëndrueshmërinë në mënyrë që të mos ndiheni letargjik dhe të plogësht gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Ndër shumë përfitime të tjera, hurmat ushqejnë lëkurën dhe mbajnë nën kontroll nivelin e lagështisë gjatë ditëve të dimrit.

Brokoli dhe lulelakra, të mbushura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm, ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të dimrit.

Gjatë dimrit, marrja e rregullt e frutave të thata, ndër të tjera, siguron një sistem nervor aktiv dhe ndihmon për të mbajtur zemrën dhe mendjen të shëndetshme.

Për shembull, bajamet dhe arrat ulin kolesterolin e keq, kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe reduktojnë inflamacionin.

Bajamet janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe magnez, ndërsa arrat janë një burim i madh i Omega-3.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *